Home Aktualitet Vangjeli &#82...

Vangjeli ”çkodon” letrën e Ramës për Yuri Kim

16
0

Letra e kryeministrit Edi Rama për Yuri Kim, ngjalli mjaft interes. Për analistin Lorenc Vangjeli, misioni i Kim ka dy pamje. Për analistin ajo që është më “tragjikja” është fakti që Yuri Kim arriti të ringjallë politikisht, ish-kryeministrin Berisha, që pasoi me një krisje të thellë të opozitës e si rrjedhojë me një dëm të shoqërisë që mbeti vetëm me një alternativë.

“Letër e pazakontë e Ramës, por brenda stilit të tij gjithashtu të pazakontë. Yuri Kim është subjekti por është radiografia e këtij 3-vjeçari të pushtetit të tij. Duke nisur me keqkuptimin e madh që ka klasa politike dhe shoqëria që tenton ta bëjë palë ambasadoren amerikane me njërën apo me tjetrën palë më shumë se kundërshtarë, armiq në Shqipëri.

Ambasadori ka partner kryesor qeverisjen, opozita duhet të presë pushtetin që ta ketë. Në këtë letër të Ramës ka disa momente që bëjnë përshtypje, e para se Kim ishte e aftë të ndante opinionin publik në dysh, pra ta donin dhe e urrenin por kjo s’ishte gjithnjë. Fraza ‘Babysitter’ i kundërshtarëve, një referencë e qartë kjo për Bashën.

Ka dy pamje, misioni i Kim në Shqipëri. 1 Misioni i saj cilësohet i sukesshëm nga drejtuesit e saj ajo ka marrë edhe një detyrë edhe më të ngritur nga DASH që për ironi të fatit lidhet me Shqipërinë e më konkretisht për Non Gratën. Kjo është e para, e dyta, për fat të keq emri i Kim dhe misoni i saj për herë të parë u sulmua publikisht miti më i qëndrueshëm i demokracisë të këtyre 30 vjetëve demokraci.

Egoistë politikë, anarkistë dhe neomarksistë u bën bashkë dhe nisën të hedhë gurë tek ajo që Rama e quan arusha e madhe në qiell. Kim u soll në një mënyrë apo në një tjetër, bëri atë që më parë e kishte bërë Jezu Krishti dhe Shën Llazari. Ajo zgjoi Berishën dhe aksioni i saj ishte edhe ringjallja e Berishës duke i bërë dëm opozitës por edhe duke dëmtuar shoqërinë. Që u hoqi një zgjedhje të dytë”,- tha Vangjeli në ”Kontrast”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit