Home Aktualitet Vapa po rikth...

Vapa po rikthehet, temperatura deri 42 gradë

27
0

Edhe pse këto ditë kanë qenë me shi, dhe me ulje të temperaturave, vapa do të rikthehet. I nxehti afrikan po kthehet sërish, ndërsa temperaturat pritet që të shkojnë deri në 42 gradë Celsius.

I nxehti afrikan pritet që të përfshijë dhe Italinë duke filluar nga kjo fundjavë. Moti i mirë dhe i freskët pritet që të jetë prezent dhe ditën e enjte, e më pas nga e premtja temperaturat do të rriten duke shënuar një rritje të ndjeshme.

Zonat më të prekura do të jenë ajo e Sardenjës ku vapa do të ndihet më shumë se në qytetet e tjera. Sipas meteorologëve këto ditë të nxehta pritet të zgjasin rreth 10 ditë e më pas anticikloni afrikan do të largohet.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit