Home Bota Varianti Omic...

Varianti Omicron identifikohet në më shumë vende

73
0

Danimarka u bë shteti i fundit europian që konfirmoi raste me variantin e ri të koronavirusit Omicron.

Autoritetet daneze thanë se kishin regjistruar 2 raste, tek udhëtarët që ktheheshin nga Afrika e Jugut. Më herët edhe Holanda, Gjermania, Republika Çeke, Britania e Madhe dhe Belgjika njoftuan se kishin identifikuar variantin shqetësues, me shkencëtarët në Itali që publikuan edhe një foto të tij. Gjithashtu, Franca beson se Omicron mund të jetë duke qarkulluar në vend.

“Deri më tani, nuk kemi rast të konfirmuar, por mendoj se ai është tashmë në vendin tonë. Varianti po qarkullon në Belgjikë, është identifikuar në Itali e Gjermani”, u shpreh ministri i Shëndetësisë, Veran.

Gjatë një konferencë për shtyp të dielën, presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, tha se ishin në garë me kohën për të frenuar përhapjen e variantit.

“Ne po e marrim shumë seriozisht variantin dhe jemi në garë me kohën. Ne nuk dimë gjithçka mbi këtë variant, por ai është konsideruar si shqetësues. Shkencëtarët do të duan 2 deri në 3 javë kohë për të pasur një panoramë më të qartë”, deklaroi Von der Leyen.

Autoritetet holandeze thanë të dielën se 13 persona që kishin mbërritur nga Afrika e Jugut, ditën e premte, kishin rezultuar pozitivë me variantin Omicron. Japonia sakaq, u bë shteti i fundit që blindoi kufijtë duke u ndaluar hyrjen të gjithë shtetasve të huaj nga 30 nëntori.

Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa dënoi si të pajustifikuara kufizimet ndaj vendit të tij dhe atyre fqinje dhe bëri thirrje për tërheqjen e menjëhershme të masave.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit