Home Aktualitet Varinati &#82...

Varinati ”Delta” dhe fëmijët, Brati: Ka një transmetueshmëri më të shpejtë

9
0

Mjekja pediatre, Silva Brati thotë se ka shtim të rasteve me Covid-19 dhe e vetmja gjë që ndan koronavirusin nga virozat janë analizat dhe tamponi. Për të bërja e tamponit është e vështirë te fëmijët dhe se prindërit shpesh herë hezitojnë t’i bëjnë tamponin atyre.

“Kemi shtim të rasteve është e vërtetë. Ajo çka është e rëndësishme për tu thënë është se duhet të drejtohen te mjeku. E vetmja gjë që ndan Covid nga virozat janë analizat dhe tamponi. Përgjithësisht bërja e tamponit është e vështirë te fëmijët. Prindërit hezitojnë shpesh herë për të bërë tamponin, nuk dua që t’ua bëjnë fëmijëve tamponin dhe mendojnë që është një virozë e thjeshtë, që do kalojë. Sot është raportuar pozitiv me Covid vetëm një fëmijë. Kemi pasur shtim të rasteve dhe të fëmijëve me Covid të variantit Delta”,-tha për ”Ora News”.

Nga ana tjetër, mjekja thotë se qytetarët nuk duhet të panikosen dhe se ata duhet të drejtohen direkt te mjeku dhe se në përgjithësi janë prekur fëmijë, që nuk e kanë kaluar virusin më parë.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit