Home POLITIKE Vasili letër ...

Vasili letër zyrtare qeverisë: Nuk lejojmë të grabitet Porti i Durrësit nga mafia Juaj

105
0

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili i është drejtuar me një letër zyrtare qeverisë, për të marrë informacione në lidhje me aferën e Portit tursitik të Durrësit, për të cilën u shpreh se nuk ka transparencë. Vasili thekson përmes një postimi në facebook, se mafia qeveritare po përpiqet të rrëmbejë një nga asetet strategjike të vendit. ”Qeveria në mënyrë të fshehtë dhe pa asnjë trasparencë po përpiqet të rrëmbejë, një aset strategjik të një rëndësie të jashtëzakonshme kombëtare si Porti i Durresit. Si deputet i Kuvendit të Shqipërisë i jam drejtuar qeverisë me kërkesë zyrtare për informacion. Asnjë cm i portit nuk do të lejohet kurrë të grabitet nga mafia qeveritare”.

Postimi i plotë nga Petrit Vasili

Letër zyrtare qeverisë për aferën e Portit të Durrësit. Qeveria në mënyrë të fshehtë dhe pa asnjë trasparencë po përpiqet të rrëmbejë, një aset strategjik të një rëndësie të jashtëzakonshme kombëtare si Porti i Durresit. Si deputet i Kuvendit të Shqipërisë i jam drejtuar qeverisë me kërkesë zyrtare për informacion. Asnjë cm i portit nuk do të lejohet kurrë të grabitet nga mafia qeveritare. Ja pyetjet drejtuar qeverisë në kërkesën time zyrtare:

A është dhënë statusi i investitorit strategjik? Nëse po, cilës kompanie i është dhënë ky status? Jeni shprehur publikisht se investitori do të jetë “Emaar Group” ndërkohë në memorandumin e firmosur nuk përmendet gjëkundi “Emaar Group” ? Analiza financiare si detyrim ligjor për marrjen e statusit të investitorit strategjik nga cila kompani është paraqitur?

A parashikohet, që ashtu sikurse në rastin e inceneratorëve prona publike të mund të lihet kolateral në Bankat Shqiptare apo të huaja në funksion të marrjes së kredive nga kompanitë e përfshira në memorandum? Cilat janë masat garantuese që Porti i Durrësit të mos sekuestrohet nga Bankat vendase apo të huaja për shkak të problemeve eventuale të kompanive huamarrëse?

Investimi detyron spostimin e Portit Tregtar aktual, cilat janë masat e marra që Dogana të funksionojë normalisht dhe kjo të mos ndikojë negativisht në realizimin e të ardhurave që lidhen me biznesin ashtu dhe për Buxhetin e Shtetit?

Cila është kosto e Portit të ri tregtar dhe sa është kohëzgjatja e realizimit të ndërtimit të këtij porti? Në këtë periudhë të ndërmjetme pra të fillimit të ndërtimit të portit turistik nga njëra anë dhe Portit tregtare nga ana tjetër, ku do jetë vendodhja e funksionimit të Doganës portuale Durrës?

Ndërtimi i Portit të ri tregtar do të realizohet me fonde të buxhetit apo do kërkohet një tjetër borxh? Cili është qëndrimi zyrtar i institucioneve të Bashkimit Evropian për këtë projekt? Kërkojmë nga ju të na vihet në dispozicion i gjithë komunikimi zyrtare me Bashkimin Europian për këtë projekt.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit