Home Aktualitet Vasili-Ramës:...

Vasili-Ramës: Lolo global vepro urgjent për Covid-19, po rikthehet tragjedia

11
0

Situatën e Covid-19 në Shqipëri, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili e shikon të rëndë. Për të më e rëndë është sjellja e qeverisë, që e cilëson të papërgjegjshme. Përmes një postimi në facebook, ai nënvizon se çdo mosveprim i kryeministrit është llogari e hapur me shqiptarët që nuk mund t’a falin kurrë humbjen e jetëve dhe shëndetin e dëmtuar. “Shqiptarët pak muaj më parë kanë përjetuar një tragjedi të vërtetë me Covid-in, që goditi jetet dhe shëndetin e tyre dhe ku nuk u ndihmuan me asgjë as nga ana mjekësore as nga ajo financiare. Ky Lolo llafazan që ka zaptuar karrigen e kryeministrit ka për detyrë të veprojë e të marrë masa dhe të lërë mashtrimet propagandistike”.

Postimi i plotë

Covid-19 rëndohet së tepërmi, Lolo Global lëri denglat dhe vepro se je shumë vonë. Shifra shumë serioze që tregojnë galopin dramatik të Covid-19. 410 raste të reja dje me Covid-19, që do të thotë një rritje shumë problematike dhe e pandalshme e shifrave. Kërkohet një reagim energjik dhe shumë aktiv i qeverisë. Kjo nuk po ndodh. Drama e situatës është se Shqipëria ka një kryeministër fatkeqësi, që në vend të bëjë veprimet urgjente të domosdoshme bën Lolon Global.

Lolua global flet për të gjitha çështjet e globit, bën idiotin autoritar ndërkombëtar, në një kohë që nuk përfaqëson asgjë përveç simbolit të dështimit në gjithçka dhe të bufonit llafazan që i bën të gjithë të qeshin.

Shqiptarët pak muaj më parë kanë përjetuar një tragjedi të vërtetë me Covid-in, që goditi jetet dhe shëndetin e tyre dhe ku nuk u ndihmuan me asgjë as nga ana mjekësore as nga ajo financiare. Ky Lolo llafazan që ka zaptuar karrigen e kryeministrit ka për detyrë të veprojë e të marrë masa dhe të lërë mashtrimet propagandistike.

Po e sensibilizojmë çdo ditë situatën me analiza profesionale të vazhdueshme sepse është vërtet moment kritik dhe tepër delikat. Çdo mosveprim i kryeministrit është llogari e hapur me shqiptarët që nuk mund t’a falin kurrë humbjen e jetëve dhe shëndetin e dëmtuar. Lolo Global lëri llafet dhe bëj punën se jua shpifë të gjithëve me logorenë profane dhe antipopull.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit