Home Aktualitet Vdekja e 34-v...

Vdekja e 34-vjeçares pas abortit në spital, ekspertiza paraprake tregon shkakun

139
0

Aborti në Maternitetin e Elbasanit, i mori jetën 34-vjeçares Etleva Çullhaj, banuese në lagjen ”5 Maji”. E ndjera ishte nënë e dy fëmijëve të tjerë.

Ekspertiza paraprake ka nxjerrë rezultatin që vdekja e Etlevës është shkaktuar si pasojë e tromboemboli, thënë ndryshe mpiksje gjaku. Mjeku gjinekolog si dhe ai reanimator janë shoqëruar në 12 të natës në polici, por janë lënë të lirë pas ekspertizës.

Nënë e dy fëmijëve, Etleva prej kohësh punonte në Elbasan ku merrte lokale të vogla me qera. Trupi i pajetë ndodhet pranë prindërve në Baldushk të Tiranës, ku edhe do të kryet përcjellja për në banesën e fundit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit