Home Aktualitet Vdekja mister...

Vdekja misterioze e 32-vjeçarit në Kolonjë, familjarët: Dyshojmë se i ka bërë reaksion antibiotiku i dhëmballës

209
0

Familjarët e 32-vjeçarit nga Kolonja që ndërroi jetë një ditë më parë në rrethana misterioze, thonë se G. Isai prej disa ditësh kishte dhimbje dhëmballe, por nuk ka pasur asnjë shqetësim tjetër.

Kushëriri i viktimës, B. Shabani shprehet se “prej tre ditësh, Gentiani kishte dhimbje të dhëmballës”:

“Ishte enjtur dhe enjtja i kishte kaluar edhe në qafe. Dje shkoi në Ersekë te një dentist dhe mori mjekime. Shkoi në shtëpi dhe pas disa orësh e ëma e gjeti pa ndjenja në divan. Menjëherë lajmëroi bashkëfshatarët të cilët e morën ta transportonin me makinë për në spitalin e Ersekës. Duam të zbardhet e vërteta dhe të dimë nga çfarë vdiq. Ai ishte i shëndetshëm dhe nuk vuante nga asnjë sëmundje”.

Blerti Shabani dyshon se 32-vjeçarit i kanë bërë reaksion antibiotikët që piu për infeksionin e dhëmballës.

Viktimën e kanë transportuar me automjet privat, drejt Spitalit të Ersekës disa bashkëfshatarë. Ambulanca ka arritur në gjysmë të rrugës dhe mjekët e kanë konstatuar 32-vjeçarin pa shenja jete. Ende nuk përcaktohet qartë nëse ka ndërruar jetë që në banesën e tij, apo gjatë transportimit për në Spital.

Ai ishte fëmija i vetëm i familjes Isai, ndërkohë që pritet të kryhet autopsia e viktimës për të zbuluar shkaqet e vdekjes.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit