Home Aktualitet Veliaj: Afgan...

Veliaj: Afganët do rrinë në ”Qyteti Studenti” deri në tetor, më pas do t’i çojmë në hotele

26
0

Shtëpia e dytë për afganët për disa muaj do të jetë ”Qyteti Studenti”, i cili do të shërbejë si vendqëndrim për një pjesë të madhe të afganëve që do të mbërrijnë së shpejti në Shqipëri.

Bashkia e Tiranës po bën përgatitjet e nevojshme për të kthyer në funksion të strehimit të tyre një pjesë të godinave të ”Qytetit Studenti”, por kjo gjë ka sjellë dhe shqetësimin e studentëve, të cilët nuk dinë se ku të akomodohen.

Veliaj në një lidhje direkte me rubrikën “Opinon” në “News 24”, tha se përkohësisht po vlerësohet që afganët të qëndrojnë në konviktet në ”Qyteti Studenti”, ndërsa për studentët që kanë provime të mbartura, do të ketë një godinë të veçantë.

Me nisjen e universiteteve në muajin tetor, sipas kryebashkiakut së Tiranës do të ofrohen të gjitha kapacitetet e nevojshme për ta, pasi dhe hotelet në plazhet e vendit do të kenë më pak turistë dhe afganët do të zhvendosen atje.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit