Home Aktualitet Veliaj flet p...

Veliaj flet pas fitores së thellë: Ndihem i përulur për mbështetjen e madhe. Tirana vendosi të ecë përpara

198
0

Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, Erion Veliaj ka falënderuar të gjithë qytetarët, të cilët kanë mbështetur Partinë Socialiste dhe kandidatët e saj. Veliaj siguroi se është i vendosur që të punojë dhe të ecë përpara pa i ndarë njerëzit sipas bindjeve politike.

“Ishte një rezultat shumë i mirë, në fakt përtej pritshmërive. Sigurisht, ky nuk është një pretekst apo një argument për vetëkënaqësi sepse unë besoj se duhet të dëgjojmë edhe mesazhin e pakicës dhe të sigurohemi që vazhdojmë të komunikojmë, vazhdojmë të punojmë. Po Tirana na dha një mbështetje të jashtëzakonshme.

Unë e konsideroj veten të privilegjuar dhe të bekuar, nderin e jetës time të vazhdoj t’i shërbej këtij qyteti. Fakti që mbas gjithë këtyre debateve Tirana ka vendosur që të eci përpara. Ndjehem sot shumë shumë i përulur. Edhe njëherë rezultati është mbresëlënës, por nuk është arsye për eufori, por është arsye për t’iu kthyer punës me mëngë të përveshura”, deklaroi Veliaj në një intervistë për News 24.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit