Home Aktualitet Veliaj: Kemi ...

Veliaj: Kemi ndërtuar 40 shkolla të reja në Tiranë, rekord që i jep fund mësimit me dy turne

164
0

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, uroi sot Ditën e Hashures për të gjithë besimtarët bektashianë, pas një vizite në selinë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve. Në një dalje për mediat, Veliaj tha se këtë muaj bashkia po punon për mbylljen e detajeve të fundit në 12 shkolla të reja, të cilat do të hapen në shtator, duke i dhënë fund mësimit me dy turne. Veliaj shtoi edhe se në Tiranë deri tani janë ndërtuar 40 shkolla të reja, një rekord për qytetin.

“Sot kemi një grup të madh kolegësh që po merren me përgatitjen e vitit të ri shkollor. Në Tiranë do të hapim 12 shkolla të reja. Infrastruktura ndihmon, por është dija ajo që na bën njerëz, që na europianizon, që sjell progres. Një pjesë e shkollave me dy turne ndodh edhe për shkak të një manie që kemi trashëguar nga gjenerata e prindërve tanë, por sot, Tirana ka kaluar nga 42 km katrorë në 1250 km katrorë; së dyti, kemi ndërtuar 40 shkolla të reja; së treti, kemi një sistem ku mësuesit nuk përqendrohen më vetëm në disa shkolla, por ata shpërndahen në çdo shkollë përmes portalit. Me hapjen e 12 shkollave të reja dhe një duzinë me kopshte e çerdhe, këtë vit ulim ndjeshëm mësimin me dy turne dhe nuk besoj se ka një shkollë në Tiranë që të jetë e gjitha me dy turne. Do kemi shumë debate për Tiranën në zgjedhjet që do vijnë, por të paktën nuk do kemi më debat për mësimin me dy turne”.

Nga ana tjetër, Veliaj bëri thirrje që t’i jepet fund zjarreve të qëllimshme në Tiranë. Ai tha se është e pakuptimtë që ka njerëz, të cilët i vënë zjarrin një fondi pyjor vetëm sepse kërkon të hapë tokë truall, duke zaptuar kështu pasurinë shtetërore.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit