Home KRYESORE Veliaj krah l...

Veliaj krah legjendave të Tiranës, Partizanit dhe Dinamos: Kush e ka punë kryesore sportin, duhet të kishte bërë më shumë

254
0

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, bëri bashkë dje të gjithë emrat më të shquar të futbollit shqiptar, që kanë shkruar historinë me fanellat e Partizanit, Tiranës dhe Dinamos, të cilët u rikthyen në fushën e blertë për të risjellë edhe njëherë emocionet e derbeve të Kryeqytetit. Në aktivitetin e organizuar nga Bashkia e Tiranës, Veliaj u shfaq në krah të legjendave të futbollit kryeqytetas dhe tha se do të vijojë ta mbështesë sportin me investime dhe premio në bazë të rezultateve të arritura.

Mezi pres që këtë vit, kur Tirana mban titullin e Kryeqytetit Europian të Rinisë, të shtojmë investimet në sport. Vërtet kemi caktuar një premio çdo vit – Tirana mori 150 mijë euro vjet sepse fitoi kampionatin – por, duke qenë se qyteti është rritur, edhe Dajti, Farka, Kashari e shumë skuadra të tjera meritojnë të mbështeten dhe ne do të investojmë në bazë të rezultateve që sjellin. Tirana është e të gjithëve! Taksa paguajnë të gjithë – skuadrat, dashamirësit apo edhe ata që nuk luajnë fare e nuk janë tifozë – e për sa kohë që është e të gjithëve, do duhet që skuadrat t’i shpërblejmë në bazë të kupave që sjellin, ashtu siç po bëjmë me Sport Klub Tiranën”, tha Veliaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit