Home Aktualitet Erion Veliaj ...

Erion Veliaj takon legjendën e Milanit, Gennaro Gattuso: Sporti shqiptar nuk mund të jetë biznes i llumit

497
0

Në takimin me përfaqësues të shërbimit taxi në Tiranë, kryebashkiaku Erion Veliaj rrëfeu edhe për një takim që kishte patur sot me legjendën e Milanit, Gennaro Gattuso.

Erion Veliaj tha se me ish-kapitenin e Milanit kishte shkëmbyer disa ide që sporti në vend të mos jetë më biznesi i llumit, por i elitës.

“Teksa po nisesha për këtu, u takova me Gennaro Gattuson – kush është tifoz i Milanit e njeh – me te cilin kemi disa ide të mira. Mund të bëjmë që edhe sporti shqiptar, në vend që të jetë biznesi i llumit, të bëhet biznesi i elitës, sipërmarrja e elitës, e djemve dhe e vajzave të shkëlqyer.

Kemi shumë nevojë që edhe në sport të bëjmë të njëjtin modernizim që kemi bërë me floten e taksive elektrike. Kur shikon se me sportin shqiptar, në vend që të merret “kremi”, merret llumi, mendoj se sikurse kemi bërë reformën në shumë vende të tjera, duhet të vëmë dorë dhe aty”, tha Veliaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit