Home Aktualitet Vendet e BE-s...

Vendet e BE-së që dhanë më shumë shtetësi gjatë 2021

114
0

Vendet e BE-së kanë dhënë një numër rekord shtetësish në vitin 2021. Në total, 827 300 personash morën nënshtetësinë në vendet anëtare të BE-së në vitin 2021, një rritje prej 98 300 në krahasim me vitin 2020.

Kjo rritje që në përqindje është 14 për qind, mund t’i atribuohet pjesërisht një ngecjeje të epokës së pandemisë, por gjithashtu pasqyron një prirje rritëse në vitin 2019, kur u dhanë 706 400 shtetësi të reja.

85 për qind e qytetarëve të rinj nuk kanë qenë më parë shtetas të një vendi tjetër të BE-së.

Vendet që dhanë më shumë shtetësi në vitin 2021

Spanja dha numrin më të madh të shtetësive të reja në vitin 2021, duke mirëpritur 144 800 banorë të rinj. Ajo ndiqet nga Franca dhe Gjermania (130 000 qytetarë të rinj secila), Italia (121 500) dhe Suedia (89 400). Të bëhesh qytetar mund të jetë një proces i gjatë dhe i mundimshëm, por nuk është njësoj e vështirë në të gjithë bllokun e BE-së.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit