Home Bota Vendim histor...

Vendim historik, aborti nuk është më e drejtë kushtetuese në SHBA

57
0

Miliona gra në Shtetet e Bashkuara humbin të drejtën ligjore për të abortuar, pas një vendimi historik të Gjykatës së Lartë. Institucioni më i lartë i drejtësisë në SHBA rrëzoi vendimin e marrë 50 vite më parë për legalizimin e aborteve. Vendimi u bë publik disa javë më parë, për shkak të rrjedhjes së paprecedentë të dokumenteve të gjykatës.

Sipas Planned Parenthood, një organizatë shëndetësore amerikane, e drejta e abortit vlerësohet se do t’u hiqet 36 milionë grave.

Gjykata shqyrtoi një çështje që kërkonte shfuqizimin e vendimit të shtetit Misisipi për të ndaluar abortin pas javës së 15-të të shtatzënisë. Por shumica e gjyqtarëve (6-3) votuan në favor të shtetit në fjalë, duke mos e konsideruar abortin si të drejtë kushtetuese.

Vendimi i shfuqizuar, ishte marrë në vitin 1973, kur Gjykata e Lartë vendosi duke votuar 7-1 se aborti ishte një e drejtë e mbrojtur nga Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara. Vendimi i atëhershëm u jepte grave amerikane të drejtën për të abortuar brenda 3 muajve të parë të shtatzënisë, por lejonte për kufizime të ndryshme në tre muajt pasardhës, dhe e ndalonte abortin në tremujorin e fundit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit