Home Kronike Vendimi i Gjy...

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Xhaçkës, Logu: Kuvendi i detyruar të vendosë

217
0

Gjykata Kushtetuese rrëzon Kuvendin për Olta Xhaçkën. Gjykata pranon padinë e grupit të Alibeajt duke shpallur si antikushtetues vendimin e socialistëve për mos ta çuar në Gjykatën Kushtetuese legjitimitetin e mandatit të deputetes për ministren e jashtme.

Avokati Marash Logu i grupit të PD-së, thotë se vendimi i sotëm është një lajm i mirë se Shqipëria nuk do të bëhet vendi i parë në botë, ku deputetët dhe ministrat shpallen investitorë strategjikë.

”Gjykata Kushtetuese vendosi pranimin e kërkesës së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike (1/10 së deputetëve), duke shpallur antikushtetuese mbrojtjen politike që mazhoranca synoi t’i bënte deputetes dhe ministres së saj. Tashmë Kuvendi është i detyruar që t’ia dërgojë çështjen Gjykatës Kushtetuese, ku me fakte e argumente do të provohet se Olta Xhaçka, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën dhe ligjin, ka përfituar nga pasuria publike. Vendimi i sotëm është një lajm i mirë se Shqipëria nuk do të bëhet vendi i parë në botë, ku deputetët dhe ministrat shpallen investitorë strategjikë’‘,-shkruan Logu.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit