Home Aktualitet Vendimi i qev...

Vendimi i qeverisë, Shqipëria do të ekstradojë kriminelët nga Spanja

29
0

Një nga vendimet e marra sot nga Këshilli i Ministrave, është dhe ekstradimi i kriminelëve shqiptarë nga Spanja. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se përmes kësaj marrëveshjeje të re, eliminohet një pengesë ligjore mes vendeve, për mos lejimin e shtetasve shqiptarë drejt Spanjës dhe anasjelltas.

”Kjo ka për qëllim të forcojë bashkëpunimin me autoriteteve ligjore, të përmirësojë institucionet e ekstradimit dhe pse jo është një instrument shtesë në marrëdhëniet juridiksionale dhe një mesazh i qartë në botën e krimit se çdo shtetas shqiptar dhe çdo shtetas spanjoll nuk mund të gjejë vend në Shqipëri përveç se t’i nënshtrohet drejtësisë së secilit vend. Nuk ka një shifër të qartë të përfshirë në këtë proces. Marrëveshja e ekstradimit përfshin të gjithë zinxhirin e ekstradimit, ka një shifër për personat e dënuar gjë të cilën mund t’ua vë në dispozicion në Ministrinë e Drejtësisë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit