Home Aktualitet Vendimi për v...

Vendimi për vulën e PD, Këlliçi: Gjykata e Lartë në direktivat e qeverisë Rama

68
0

“Për fat të keq, edhe Gjykata e Lartë vijon të mbetet në direktivat e qeverisë.” Ishte kjo përgjigja e Belind Këlliçit, i pyetur vendimin e sotëm sa i përket vulës së Partisë Demokratike, çështje kjo që u kthye në Apel.

I ftuar në “Debat” nga Alba Alishani, ai theksoi megjithatë, se tashmë njihet i gjithë aktiviteti i PD-së pas 11 dhjetorit.

Këlliçi theksoi se tashmë do të pritet vendimi i Gjykatës së Apelit dhe për çdo rast do të ndiqet rruga ligjore. Ai gjithashtu nënvizoi se fakti që është ndryshuar trupa gjykuese do të thotë se janë konstatuar shkelje.

Kurse sa i përket protestës së sotme, Këlliçi tregoi se sot u bë edhe akti i parë të mosbindjes civile.

“E njoftuam policinë prej dy ditësh që do të bëhet protesta. Jo vetëm që nuk na lanë të instalonim podiumin, por nuk kishin marrë masat për të bllokuar aksin ku do të bëhej protesta. Drejtuesit e automjeteve u irrituan.”

Kujtojmë se e mërkura ishte një ditë e ngjeshur, me zhvillime në dyert e drejtësisë me personazhet e Familjes Berisha dhe fatin e vulës së PD.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit