Home Aktualitet Verë e &#8220...

Verë e “nxehtë” brenda Shqipërisë, kjo për shkak të çmimeve të kripura

210
0

Kjo verë do të jetë e nxehtë. Strukturat akomoduese parashikojnë një rritje 10%, për të përballuar kostot e shtuara të energjisë, ushqimeve, naftës dhe pagave të rishikuara të stafeve.

Edhe ata që do të duan variantin ekonomik nuk do të shpëtojnë nga kostoja e rritur e naftës dhe ushqimeve, sapo të dalin nga dera e shtëpisë. Tur-operatorët thonë se planet e pushimeve të verës ka pak gjasa të ikin nga kalendari i familjeve, të cilat do të përshtatin sipas buxhetit.

Ende pa nisur mirë sezoni veror, në rrjetet sociale filluan të qarkullojnë faturat “tradicionale” të çmimeve në restorante e hotele, kryesisht në zonën e Jugut, shoqëruar me pakënaqësi. Pavarësisht zemëratës njëzëri, argumenti i përvitshëm për atë që ndodh në vend është ai i vendosjes së çmimit nga kërkesë-oferta.

Për aq kohë sa ka njerëz të gatshëm të paguajnë në nivele të tilla çmimesh, do të ketë edhe ofertë. Këto përgjithësisht janë raste të hasura tek-tuk, me çmime me nivele ekstreme, në raport me mesataren e përgjithshme.

Viti 2022 parashikohet të jetë “më i kripur” në çmime, për të gjithë ata që do të duan të pushojnë gjatë verës, pasi rritja e çmimeve ka ardhur në disa segmente njëkohësisht, duke e bërë thuajse të pamundur amortizimin e plotë të tyre, pa dhënë efekt te kostoja finale.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit