Home Aktualitet VIDEO/ Berish...

VIDEO/ Berisha: Ksamili po shkrumbohet, rrezikohen banorët. Qeveria përdor helikopterët si taksi personale

73
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një video nga Ksamili, ku thotë se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe toke, duke rrezikuar kështu disa banesa.

Berisha akuzon duke shkruar se Edi Rama dhe ministrat e tij përdorin helikopterët si taksi për transport personal, ndërsa Ksamili është në mëshirë të fatit.

“Vatrat e zjarrit të fuqishëm që kanë zaptuar Ksamilin ndaj të cilave nuk merret asnjë masë, janë pasqyrë e degradimit të plotë të shtetit për pushtetin personal të Edi Ramës”, nënvizon Berisha.

Postimi i plotë

Miq, vatrat e zjarrit të fuqishëm që kanë zaptuar Ksamilin ndaj të cilave nuk merret asnjë masë, janë pasqyrë e degradimit të plotë të shtetit për pushtetin personal të Edi Ramës. Rama dhe ministrat e tij kanë parësore vjedhjen e shqiptarëve, pasurimin e tyre dhe të zyrëtarve hajdutë.

Ksamili po shkrumbohet nga zjarri, duke rrezikuar toka, banesa dhe banorë. Siç shihet edhe nga pamjet, zjarri ka përparuar dhe në vendngjarje nuk ndodhet asnjë mjet efikas per shuarjen e tij.

Edi Rama dhe ministrat e tij përdorin helikopterët si taksi për transport personal, ndërsa pjesa më e madhe e zjarrfiksëve janë jashtë standarteve operacionale. Ksamili është në mëshirë të fatit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit