Home ShowBiz VIDEO/ &#8221...

VIDEO/ ”Besoj se ke diçka”, Kiara i kthen krahët Luizit: S’dua të kem të bëj më me ty

363
0

”Sëmundja” e një prej banorëve të shtëpisë së ”Big Brother Albania Vip 2”, Luiz Ejlli, mbrëmë tronditi me situatën sesi vijoi. “Nuk është historia ime, por e shokut tim”, kjo ishte deklarata e këngëtarit e cila la pa fjalë banorët dhe të gjithë shqiptarët në shtëpitë e tyre.

Më pas ai tha se gjatë këtyre ditëve ka patur disa simptoma dhe frika e shtyu të mendonte se mos ndoshta vallë dhe ai kishte diçka si shoku i tij. Prandaj, menjëherë Luizi u nis drejt spitalit për të kryer analizat, të cilat dolën brenda pak minutave, ku u tha se këngëtari gëzon shëndet të plotë. Përveç gëzimit që Luizit nuk vuan nga asnjë sëmundje, përgjigjja e këtyre analizave solli edhe revoltë nga banorët, madje disa prej tyre i kthenë edhe kurrizin, ku njëra prej tyre ishte pikërisht Kiara.

Pas përfundimit të spektaklit, Kiara dhe Luizi biseduan veçmas ku i kërkoi që të largohej nga ajo pasi nuk dëshironte më të kishte të bënte fare me këngëtarin.

“E nis me gjënë e parë që po ta them në besoj që ka një gjë, nuk e di se çfarë është por ka një gjë që se ke thënë ashtu si duhet. Ajo gjë që më ke bërë, si ma ke thënë është shumë e rëndë. Jam përpjekur mos ta flas me njëri, që mos dilte dhe është një gënjeshtër e pafalshme. Unë po ta them, ka diçka nuk e di se çfarë është, por ti me kë gënjyer dhe bravo të qoftë dhe ta jap dorën. Dhe nëse thash që çfarëdo gjëje të ndodhë me këtë djalin unë do jem deri në fund. Unë kam një familje nga jashtë dhe ata nuk ndihen mirë që të më shohin mua duke qarë. Unë kam shumë arsye për të qenë e ngarkuar dhe kam shumë të drejtë. Të lutem nga ky moment nuk dua të kem të bëj fare me ty, kam gjithë këto vite që përpiqem të ndërtoj këtë imazh dhe del një çun si ty e ta hedhë poshtë, por jo“, i tha Kiara Luizit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit