Home Aktualitet Video e Abazo...

Video e Abazoviç nga koncerti, të rinjtë ndihen keq pas hedhjes që gazit lotsjellës

39
0

Pas lajmit që ka marrë vëmendje në mbarë Ballkanin, mediat malazeze kanë publikuar edhe video nga momenti i evakuimit të kryeministrit Dritan Abazoviç nga koncerti i Dino Marilyn në diskotekën “Top Hill” në Budva. Abazoviç shihet i rrethuar nga truprojat që e shoqërojnë drejt makinës së tij.

Nga ana tjetër, disa të rinj dalin nga diskoteka duke u kollitur pasi mësohet se është hedhur gaz lot sjellës. Policia hedh poshtë versionin se kryeministri është sulmuar. Ato sqarojnë se në diskotekë ka pasur një sherr mes disa personave dhe aty pranë ka qenë edhe Abazoviç.

Dëshmitarët okularë të ngjarjes i thanë CdM se panë policinë të evakuonte Abazoviçin dhe të ndalonte disa persona. Policia pretendon se Abazovic nuk është sulmuar. “Kishte një shtytje nga disa persona dhe Abazoviç ishte duke ecur drejt daljes në atë moment”, tha policia jozyrtarisht për CdM.

Kryeministri i Malit të Zi ishte dje në diskotekën Top Hill në Budva ku po mbahej koncerti i Dean Marilyn. Nga ana e Abazoviç dhe policisë ende nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare për këtë rast.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit