Home Editorial Video editori...

Video editorial i ”Koha Jonë”: Prangat kërcasin, VIP-at po bërtasin!

1005
0

Video editorial i ”Koha Jonë”: Prangat kërcasin, VIP-at po bërtasin!

Prangat kërcasin, VIP-at po bërtasin!

Nga Daniel Muçaku-

Siç ishte parashikuar kjo vjeshtë do jetë shumë më e nxehtë se sa moti që po mban akoma si korriku afrikan!

E nxehtë stina do jetë në fushën e prangave dhe hetimit penal ndaj kastës më të lartë politike në Shqipëri, të cilët prej vitesh të shumta nuk janë ndëshkuar, sepse kishin kapur sistemin e drejtësisë.

Sot drejtësia mund të quhet më e pavarur se sa ndër vite, ndërkohë SPAK-u po përgatit pranga për disa politikanë të lartë. Adriatik Llallën, si ish-kryeprokuror i përgjithshëm, e dënuan me burg për korrupsion; sot gjykata e apelit të posaçëm në Tiranë ose gjykata kundër korrupsionit rrëzoi vendimin e kolegjit penal të gjykatës së lartë të para 12 vitëve që e shpallte ish-ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediu të pafajshëm, pra sot gjykata vendosi për hetim penal nga SPAK.

Por duket se SPAK dhe BKH do të vazhdojnë me dosje të tjera korruptive, ku ish-zyrtarë apo zyrtarë që janë sot në pushtet, kanë prekur buxhetin e shtetit shqiptar.

Hetimi ndaj ish-ministrit të mbrojtjes të kohës së Berishës, kur ishte kryeministër, tregon se SPAK-u do e zgjerojë hetimin e Gërdecit, duke shkuar me lart se sa Fatmir Mediu.

Stina e arrestimeve ka filluar dhe duket se pas SPAK, BKH, Gjykatës së posaçme antikorrupsion janë kryekëput vetëm amerikanët. Ndaj nuk mund të ketë ndikim asnjë pushtet politik, pavarësisht se opozita akuzon se dora e gjatë e Edi Ramës ka kapur drejtësinë e re.

Përderisa është ambasadorja amerikane Yuri Kim, e cila ka deklaruar prerë se investimi amerikan në drejtësi nuk do të lejohet të cënohet nga asnjë personalitet shtetrorë apo politik në Shqipëri, sepse duhen ndëshkuar të pandëshkueshmit. Përderisa Yuri Kim flet në këtë mënyrë, besohet se do kemi stinë të pasur me “peshq të mëdhenjë” deri në Vitin e Ri.

Qytetarët duan drejtësi, kërkojnë ndëshkim të kësaj klase të lartë politikanësh që janë pasuruar ndër vite me fondet e buxhetit të shtetit apo nga krimi i organizuar.

Ndërkohë ka edhe një kërkesë që vjen nga zëri qytetar, se duhen ndëshkuar kush ka shkelur ligjin dhe shpërdoruar detyrën shtetrore, por nuk duhen harruar këta që janë në pushtet prej tetë vitëve, pasi korrupsioni është i madh dhe kanë bërë namin me koncensione, tenderime, privatizime, PPP dhe favore të tjera. Ndaj nëse nuk ka arrestime edhe nga pushteti i sotëm, atëhere dyshimi opozitar mund të kthehet në besim se ka drejtësi të diferencuar.

Dhe kjo nuk krijon përshtypje të mirë popullore.

SPAK-u dhe BKH-ja, dy organe të cilat po punojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira, sepse nuk kanë stafin e plotë e ku siç thonë gazetarët tanë, prokurorëve të SPAK, iu duhet të fotokopjojnë vetë materiale apo të kryejnë detyra që duhet ti bëjnë staf plotësues, por që nuk kanë akoma fonde për ti bërë. Ata punojnë ditë-natë mbi dosje, ndërkohë që duhen prapë prokurorë të tjerë, ndaj kjo ua bën punën të lodhshme dhe stresante. Prandaj nëse duam drejtësi të mirëfilltë kërkohet edhe plotësim të stafit dhe kushteve për hetim penal të tipit amerikan.

Duke përfunduar mësohet se një ish-kryeministër po bëhet gati për arrestim nga SPAK. Pavarësisht se mund të ketë akuza politike se po arrestohet nga kundërshtarët e tij brenda partisë, përsëri nëse dosja mbetet e kopsitur, njërëzit do besojnë të drejtësia.

Dhe jo vetëm ish-ministra apo ish-kryeprokurorë në pranga. Duhet ngritur steka e arrestimeve VIP!

Atëhere nuk do të guxojë asnjë politikan apo qeveritar të prekin buxhetin e shtetit apo të përfitojë nga krimi e mafia.

Sot ambasadorja amerikane Yuri Kim përsëriti ashpër se nuk do ndalojmë kundër zyrtarëve të korruptuar, kushdo të jetë personi i lartë. Ajo tha: “ “Për sa i përket Uashingtonit, ne jemi seriozë në luftën kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë, jemi të gatshëm që ta sulmojmë atë, pavarësisht rangut, nivelit, apo partisë”, – tha ambasadorja Kim, pas takimit me zotin Basha.

Pra do kemi vjeshtë me pranga!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit