Home Aktualitet Video editori...

Video editorial i ”Koha Jonë”: Taulant Balla, droni dhe Edi Rama!

723
0

Video editorial i ”Koha Jonë”: Taulant Balla, droni dhe Edi Rama!

Balla, droni dhe Edi Rama

Nga Daniel Muçaku- 

Edhe sot kryetari i grupit parlamentar të PS-së dhe ish-sekretar i përgjithshëm i kësaj force politike, Taulant Balla, nuk bëri asnjë deklaratë apo sqarim për dronin në stadiumin e Elbasanit dhe thirrjet e tifozëve që shoqëronin lëvizjet e dronit me “RAMA, ik!”.

Përkundrazi ai postoi një foto me kryebashkiakun e Elbasanit shoqeruar me një tekst dy kuptimësh:”Kombëtarja kuq e zi fiton gjithmonë në Elbasan’’.

Në të vertetë nuk do merreshim më me këtë ngjarje nëse sot Balla do thoshte të paktën një fjalë, qoftë edhe formale, se “dënoj korin e tifozave që bërtisnin kundër Edi Ramës”.

Por numri një i deputetëve të PS-së tha një shprehje me nënkuptime denigruese ndaj Ramës duke mos e pëmendur fare se thirrjet ishin të dënueshme, gjithnjë sipas tij.

Kjo përballje apo reagim nga brenda kupolës së PS-së është një zhvillim shumë pozitiv, pasi deri tani asnjë guxonte ta kundërshtonte apo ironizonte kryeministrin sepse dihet fati që kanë pësuar ato personalitete të cilët guxuan ta sfidojnë.

Nuk mund të themi se këtë skenar antiRama e ka organizuar Taulant Balla me dronin ku teksti ishte në thelb kundër Edi Ramës që e largoi Taulantin nga numri dy në PS, por edhe nga Elbasani si drejtues politik.

Në fakt në ditën kur kryetari i PS-së, nuk e përmendi Taulantin më si sekretar i përgjithshm, Balla u nxi në sallë. Ai doli nga salla dhe ngatërroi udhën nga hutimi.

Do të ishte fatlume për demokracinë në PS, nëse këtë skenar e ka bërë Taulant Balla pasi ai duhej përgëzuar jo për veprimin, por për guximin që doli hapur kundër kryeministrit.

Dhe droni ishte live kur transmetohej ndeshja Shqipëri-Hungari dhe ku ishin miliona e miliona shqiptarë në Shqipëri dhe jashtë saj që e ndiqnin këtë ndeshje të madhe.

Natyrisht që të gjithë këta miliona e panë se dikush në PS doli, më në fund, të guxonte kundër Edi Ramës.

Edhe nëse nuk e ka inskenuar Balla, fakti që as sot nuk e kritikoi aktin, tregon se i ka pëlqyer fakti që përdoren emrin e tij kundër Ramës.

Edhe kjo shënon një kurajo të madhe nga Taulant Balla.

Nuk besohet se Edi Rama e ka gëlltitur kollaj këtë gjest dhe heshtje të Taulant Ballës, pavarësisht se bën sikur nuk ka ndodhur asgjë në Elbasan nga ish-miku i tij, Balla.

Për momentin Taulant Balla ka mbetur vetem si kryetar grupi i deputetëve të PS-së, por informacionet janë se do të mblidhet grupi i deputetëve dhe do të kërkojnë ta largojnë nga kjo detyrë, pas aktit të Elbasanit.

Dhe kandidatë për numrin një të deputetëve të PS-së flitet se do të jenë Mimi Kodheli dhe Fatmir Xhafaj, dy figura emblematike në PS e që do të tërheqin krejt vllefin dhe sulmet e Berishës dhe Opozitës mbi vete, duke i krijuar njëfarë lehtësie qeverisë në punimet e parlamentit.

Megjithatë Taulant Balla e ka një as nën dorë kundër kryeministrit Rama, flasin njerëzit përreth tij.

Se çfarë konkretisht nuk dihet saktësisht, por mënyra e tij reaguese dhe sfiduese në Elbasan tregon se ish-numri dy në PS nuk don t’ia dijë fare për kryeministrin.

Se çfarë ka dhe si e përdorë, edhe kjo mbetet enigmë e duelit që ka plasur në PS-së e që arriti kulmin në Elbasan, duke e ironizuar dhe sulmuar Edi Ramën live para miliona shqiptarëve.

Dhe sot Taulant Balla u shfaq në një foto duke buzëqeshur fort, si për të thënë se “ky është fillimi ndaj Edi Ramës!”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit