Home Aktualitet VIDEO/ Erion ...

VIDEO/ Erion Braçe flet me tone të ashpëra, reagojnë Tatimet: Aksioni për TVSH filloi më herët

189
0

Administrata Tatimore ka reaguar pas videos së deputetit të PS-së Erion Braçes, i cili fliste me tone shumë të ashpra kundër punonjësve të administratës.

Sipas Braçes, punonjësit e amdinistratës kanë shkuar për kontroll, pas videove të publikuara më herët prej tij ku fliste për paligjshmëri në tregje, e gjatë kontrolleve u kanë thënë tregtarëve, se të keqen (kontrollin) e kanë prej Erion Braçes. Për këtë situatë Braçe ka reaguar me anë të një videoje ku në nisje shkruan “Këtë herë për idiotët e padobishëm të shtetit”, duke iu referuar punonjësve të administratës.

Kjo video ka bërë që administrata tatimore të dalë me një deklaratë ku kërkon të sqarojë deputetin Braçe dhe opinionin publik se monitorimi dhe verifikimi i tregjeve, ku operojnë Bizneset e Mëdha është procedurë standarde, që ndiqet çdo vit nga strukturat e saj. Gjithashtu në deklaratën e saj administrata tatimore dënon gjuhën e pasaktë dhe ofenduese të deputetit.

Deklarata e plotë nga Administrata Tatimore

Administrata Tatimore kërkon të sqarojë deputetin Braçe dhe opinionin publik se monitorimi dhe verifikimi i tregjeve, ku operojnë Bizneset e Mëdha është procedurë standarde, që ndiqet çdo vit nga strukturat e saj.

Prezenca e Tatimeve në tregun qendror ka nisur në fillim të muajit dhjetor, në zbatim të planit operacional, ku në fokus janë tregjet e mëdha dhe qarkullimi i shtuar i mallrave në transport nga ana e bizneseve, që tregtojnë me shumicë, në kuadër të festave të Fundvitit.

Kështu që deklarata e deputetit në media për daljen e strukturave të Administratës Tatimore pas denoncimeve të tij është e pasaktë!

Sqarojmë Z. Braçe se Administrata Tatimore ka në fokus kryesisht Bizneset e mëdha, që janë subjekt i Tatim Fitimit dhe TVSH-së.

Ndihemi të keqardhur për deklaratat publike të bëra nga Z. Braçe dhe gjuhën e përdorur prej tij, duke qenë se ai vetë ka qenë personalisht i angazhuar në luftën kundër Evazionit, dhe pavarësisht kësaj lufte disa vjeçare fenomeni ka vazhduar.

Na vjen keq të dëgjojmë nga një Deputet fyerje dhe mungesë respekti ndaj Administratës Tatimore, duke përdhosur punën e saj, aq më keq me informacione të pavërteta, gjykime të një Deputeti që jo vetëm nuk e përmirësojnë punën e një Administrate, por përkundrazi e ofendojnë publikisht atë me apo pa të drejtë.

Kujtojmë Z. Braçe, dhe sqarojmë publikun, që Bizneset e vogla janë me 0 Tatim Fitimi dhe 0 TVSH. Kështu që lëshimi apo jo i Faturës Tatimore, edhe pse është shkelje ligjore, nuk do të ndryshojë në asnjë mënyrë çmimet, sikurse pretendohet, pasi çmimet përcaktohen nga Ofertë-Kërkesa si në çdo ekonomi të liberalizuar.

Sqarojmë opinionin publik se Administrata Tatimore është maksimalisht e angazhuar në nxitjen e përmbushjes vullnetare të detyrimeve nga ana biznesit dhe qytetarëve, përmes fushatave sensibilizuese, që në thelb kanë ndërgjegjësimin dhe jo gjobitjen e biznesit, duke krijuar për herë të parë klimën më të mirë dhe bashkëpunuese me biznesin.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit