Home Aktualitet VIDEO/ &#8221...

VIDEO/ ”Euro 2024”, Cikalleshi rrezikon portën vendase. Szczesny i mohon golin

464
0

Kombëtarja kuqezi luan sot në Varshavë ndeshjen e parë kualifikuese të Euro 2024. Një sfidë e vështirë ndaj Polonisë vendase, e cila ka humbur pak ditë më parë përballë Republikës Çeke me shifrat 3-1.

22’ Cikalleshi lëshon një predhë drejt portës polake, por Sheznji i mohon golin me grushtimin e tij.

20’ Shqipëria provon të rrezikojë me një goditje dënimi të harkuar në zonë nga Asani, por topi devijohet mbi traversë nga një mbrojtës.

18’ Kuqezinjtë i kanë lëshuar thuajse plotësisht kontrollin e topit polakëve, por nuk i lejojnë as hapësira për të rrezikuar para portës së Strakoshës.

14’ Shkëndija e parë në portën kuqezi, Zalevski tenton me një gjuajtje të fortë nga distanca por gjen përgjigjen në dy kohë të gardianit kuqezi.

9’ Levandvoski dhe Zielinski kombinojnë të majtë me këtë të fundit i cili nis një top në shtyllën e dytë për Zalevskin, por ai nuk arrin të devijojë sferën.

7’ Cikalleshi merr mirë topin në krahun e majtë dhe nis një pasim ne qendër, por askush nuk ia del të gjuajë në portë dhe më pas Asanin dal me faull Frankovskin i cili po niste një kundërsulm.

4’ Kaminski mundohet të nisë përsëri topin në qendër për Levandovskin por ky i fundit nuk kontrollon dhe sfera del jashtë.

2’ Menjëherë një top i gjatë në thellësi për Levandovskin, i cili devijon me kokë, por nuk ia del të çojë sferën drejt portës me Strakoshës i cili kontrollon i qetë.

1’ Nis dueli në Varshavë.

FORMACIONET ZYRTARE

POLONIA: Sheznji, Frankovski, Bednarek, Salamon, Kivior, Kaminski, Lineti, Zielinski, Zalevski, Sviderski, Levandovski.

Trajner: Fernando Santos.

SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Hysaj, Mihaj, Kumbulla, Gjasula, Ramadani, Asllani, Asani, Uzuni, Cikalleshi.

Trajner: Silvinjo.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit