Home Aktualitet VIDEO/ Gardis...

VIDEO/ Gardistit i vjedhin a*mën në shtëpi! Momenti kur hajduti hyn dhe del nga dritarja

46
0

Një gardist ka denoncuar në policinë e Tiranës, vjedhjen e armës së shërbimit, që e kishte në banesë. Sipas 36-vjeçarit, persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e tij dhe i kanë marrë armën.

“Në Komisariatin e Policisë Nr. 1, është paraqitur shtetasi Dh. P., 36 vjeç, banues në Tiranë (punonjës i Gardës së Republikës), i cili ka kallëzuar se shtetas të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e tij dhe i kanë vjedhur armën e shërbimit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”,-thuhet në njoftimin e sotëm të policisë së Tiranës.

Në videon e publikuar nga Vox News shihet sesi hajduti pasi studion terrenin, hyn nga dritarja duke dalë më pas po nga dritarja së bashku me sendet e vjedhura, mes të cilave siç dyshohet, edhe arma e punonjësit të Gardës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit