Home KRYESORE VIDEO/ Grupi ...

VIDEO/ Grupi i Berishës dhe Bardhit kaos në Kuvend, por jo PL dhe partitë e vogla. Seanca mbyllet për 7 minuta

756
0

Kjo e hënë pasdite e gjeti sërish Parlamentin e vendit në kaos, edhe pse është një seancë ku deputetët duhet të flasin për hallet e popullit. Protestës së grupit Berisha-Bardhi nuk iu bashkohen deputetët e Partisë së Lirisë, Fatmir Mediu, Vangjel Dule dhe deputetët e Bashës, të cilët qëndruan ulur në vendet e tyre.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i kërkoi opozitës të lejonte funksionimin normal të seancës, duke thënë se qytetarët kërkojnë të dëgjojnë për hallet e tyre dhe jo bibilat e opozitës. “Njerëzit duan të dëgjojnë për hallet e shqetësimet e tyre, jo hallet tuaja”, tha kryeparlamentarja Lindita Nikolla, e cila 7 minuta pasi nisi seanca, e mbylli atë përshkak të situatës.

Deputeti i Rithemelimit, Flamur Noka i ndërpreu fjalën deputetit socialist, Vullnet Sinajt duke përdorur bilbil në mikrofonin e tij teksa ky i fundit po mbajte fjalim lidhur me problematikat e qytetarëve të evidentuara në terren.

Deputetët demokratë që në nisje të seancës mbajtën në duar pankarta, ku shkruhej: “Garda jashtë”, “Nuk duam Parlament monist” dhe “Kuvend burrash, jo horrash”. Rithemelimi prej muajsh kërkon ngritjen e disa komisioneve hetimore dhe marrjen e bashkë drejtimit të komisionit të reformës zgjedhore, kërkesa që nuk janë plotësuar nga maxhoranca.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit