Home ShowBiz VIDEO/ Lekata...

VIDEO/ Lekatari-Teas: Ti tregove që je shumë e ligë, po pranon në mënyrë sistematike dhunën

109
0

Mungesa e reagimit nga ana e banorëve për shuplakën ndaj Luizit nga Kejvina Kthella, u cilësua si shumë e shëmtuar nga Zhaklin Lekatari. Opinionistja tha se banorët lejojnë që nga të gjitha ngjarjet që ndodhin në shtëpi, të nxjerrin anën e tyre më negative.

Zhaklina: Ju nuk po bëni lojë, po viktimizoni një person aty brenda, duke e kthyer atë në hero. Kam një mesazh për Tean. Ti Tea që pranon dhunën në mënyrë sistematike, më habite shumë kur pash një anë tënden shumë të ligë. Komenti që bëri Luizi drejt teje ishte shumë seksiste, por nuk e kuptoj reagimin tënd. A ndjen diçka për Luizin?

Tea: Unë Luizin nuk e kam provokuar në asnjë rast, dhe ai vazhdon të më ofendojë mua. Ti më thua mua e ligë?

Zhaklina: Ishte i ligë reagimi yt.

Tea: Kur unë ofendohem, a nuk është e vështirë?

Zhaklina: Ti nuk po arrin të dalësh nga ai pellgu që është krijuar aty. Ti mund të bësh më mirë se kaq. Ti po helmohesh dhe po nxjerr anën tëndë më negative.

Arbër: Shumë prej banorëve aty, u ka intereuar ajo përplasje me Kejvinën. Vetëm njëri prej tyre u ngrit në këmbë dhe reagoi. Banorëve u ka interesuar kjo gjë. Ky është mendimi im.

Tea: Ambienti këtu është mbytës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit