Home Bota Video/ Moment...

Video/ Momenti kur peshkatari gjen të gjallë foshnjën 21-ditëshe duke lundruar brenda një kutie druri në lumë

4
0

Një foshnje e porsalindur është gjetur e gjallë duke lundruar brenda një kutie  druri në lumin Ganges në Indi.

Një varkëtar në shtetin verior të Indisë Uttar Pradesh po vlerësohet, pasi ai shpëtoi një vajzë të gjetur në një kuti prej druri në lumin Ganges.

Gullu Chaudhary tha se ai e gjeti foshnjën 21 ditëshe  të mbështjellë me një shall të kuq në kutinë e zbukuruar me imazhe të perëndive hindu.

Foshnja është dërguar në spital dhe shëndeti i saj po monitorohet. Ajo do të dërgohet në një strehë më vonë.

Zyrtarët po hetojnë se si foshnja përfundoi në lumë.

Ata nuk kanë spekuluar mbi motivet e mundshme të braktisjes, por raporti gjinor i Indisë është një nga më të këqijtë në botë.

Gratë shpesh diskriminohen dhe vajzat shihen si një barrë financiare, veçanërisht midis komuniteteve të varfra.

Megjithëse shumica e fetuseve të padëshiruara femra abortohen me ndihmën e klinikave të paligjshme të përcaktimit të seksit, nuk janë të rralla rastet e vajzave që vriten ose braktisen pas lindjes, shkruan BBC.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit