Home ShowBiz VIDEO/ Nis lo...

VIDEO/ Nis loja nga Bledi Mane ndaj Luizit: Je njeri që njeh bastin. Ke paqëndrueshmëri mendore

1633
0

Mbrëmjen e së martës, në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania 2” u futën tre banorë të rinj, e njëri prej ka një “mison”. Pa kaluar një orë nga qëndrimi i tij në shtëpi, gazetari Bledi Mane u fut direkt në lojë. Biseda e tij me këngëtarin Luiz Ejlli zgjati për më shumë e 30 minuta, ku Bledi i tha atij se ai ka paqëndrueshmëri mendore.

Kjo për shkak se Luizi, ka dy qëndrime në shtëpi. Një herë është i qetë dhe i qëndrueshëm, dhe një herë ai del nga vetja, ulëret, ofendon e kërcënon. Luizi u shpreh se ai sulmon vetëm në kuadër të lojës, pasi nuk ka hyrë brenda në shtëpi të krijoi miqësi. Kur të dalim jashtë, mund të flasim e të rrijmë sa të duash bashkë, i tha Luizi Bledit. Pasi Bledi u largua nga dhoma, Luizi i tha Nitës dhe Diolës se do e “shkatërroi” atë.

Ngacmimet mes tij dhe Luizit nuk munguan. Bledi u shpreh se Luizi ka nuhatjen e një njeri që e njeh bastin, ndërsa e ngacmoi edhe për orarin e tij të gjumit, duke e pyetur nëse e mundon diçka. Luizi tha se nuk ka lidhje me bastet, por është vigjilencë. Sa për orarin e gjumit, ai tha se nuk ka asnjë brengë, por këtë rrugë ka zgjedhur.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit