Home Aktualitet Vijojnë sulme...

Vijojnë sulmet nga mediat britanike: Mafiozët shqiptarët përdorin Tik-Tok për të kontrabanduar emigrantë me kamionë

133
0

Këtë herë jo për bandat e drogës, por për trafikanët ka shkruar media britanike “The Mirror” për shqiptarët. Sipas saj, bandat kriminale shqiptare vazhdojnë të reklamojnë në rrjetet sociale kontrabandimet e emigrantëve drejt Britanisë së Madhe.

“Mafiozët shqiptarë po përdorin rrjetin social TikTok për të komunikuar me emigrantë, të cilëve u garantojnë rrugë kalimi me kamionë drejt Anglisë”. Më shumë se 20 mijë Paund për familje u marrim emigrantëve këto banda shqiptare, vijon artikullin “The Mirror”.

“Udhëtimi i fundit për këtë vit për të takuar Mbretëreshën në Angli. Udhëtim i sigurtë brenda kamionit. 100% e sigurt. Për më shumë shkruani në DM”, shkruante dikush në TikTok.

“Mirror” raporton se Agjencia e Krimit në Britani të Madhe ka nënshkruar marrëveshje me Instagram, Facebook, Tik-Tok dhe rrjete të tjera për të luftuar krimin e organizuar që shfrytëzon mediat sociale. Më shumë se 21 mijë persona u arrestuan gjatë këtij viti deri në shtator për hyrje të paligjshme në Britaninë e Madhe.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit