Home Aktualitet Vijojnë sulme...

Vijojnë sulmet ruse në Ukrainë. Shpërthime të forta në qendër të Kievit

98
0

Dy shpërthime të mëdha në qendër të Kievit dhe një shpërthim të tretë të fuqishëm në distancë kanë ndodhur këtë të premte sipas ekipit të CNN në Ukrainë.

“Kiev goditet me raketa lundrimi ose balistike”, thotë këshilltari i qeverisë ukrainase

Kryeqyteti i Ukrainës ishte shënjestruar me raketa herët të premten me orën lokale, sipas një këshilltari të qeverisë së vendit.

Sulmet në Kiev me raketa lundrimi ose balistike vazhduan,” u tha gazetarëve përmes mesazheve me tekst Anton Gerashchenko, këshilltar i kreut të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës.

“Sulmet në Kiev me raketa lundrimi ose balistike vazhduan,” u tha gazetarëve përmes mesazheve me tekst Anton Gerashchenko, këshilltar i kreut të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës. Një zyrtar i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës thotë se një avion rus është rrëzuar mbi lagjen Darnytskyi të Kievit.

Anton Gerashchenko thotë se avioni u rrëzua pranë një shtëpie në rrugën Koshytsia.
Pretendimi i pakonfirmuar vjen pas raporteve për disa shpërthime më herët në kryeqytetin ukrainas. Tinguj të ngjashëm u dëgjuan të enjten kur, sipas zyrtarëve ukrainas, një bazë ushtarake në Brovary, një qytet afër Kievit, u godit nga raketat ruse, duke lënë gjashtë persona të vdekur.

Në një postim në Twitter herët të premten në mëngjes, Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës Dmytro Kuleba dënoi “sulmet e tmerrshme me raketa ruse në Kiev”.

“Hera e fundit që kryeqyteti ynë përjetoi diçka të tillë ishte në vitin 1941 kur u sulmua nga Gjermania naziste”, shkroi ai. “Ukraina e mposhti atë të keqe dhe do ta mposhtë këtë të keqe. Ndaloni Putinin. Izoloni Rusinë”, tha ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit