Home Bota Viti nis me p...

Viti nis me protesta, mijëra protestues djegin zyrat qeveritare

592
0

Viti i ri 2022 në Kazakistan ka nisur me trazira të frikshme, atje ku mijëra protestues të armatosur me shkopinj e leva hekuri, kanë rrahur policët dhe kanë bastisur zyrat qeveritare. E gjithë kjo situatë ka ardhur pas rritjes së çmimeve të gazit dhe energjisë.

Vendi është një nga eksportuesit më të mëdhenj të gazit në botë. Shpërthime dhe të shtëna u dëgjuan mbrëmë në kryeqytetin Almaty, pasi mijëra demonstrues u grumbulluan para zyrës së kryebashkiakut.

Një grup protestuesish shiheshin të hipur mbi një kamion teksa sulmonin zyrat qeveritare. Gjendja e emergjencës u shpall nga presidenti Kassym-Jomart Tokayev pasi pranoi dorëheqjen e qeverisë, pas rritjes së pashpjegueshme të çmimeve të karburanteve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit