Home Aktualitet Vlerësimi i p...

Vlerësimi i pazakontë nga Rama për Ballukun: Është burri më i fortë i qeverisë

369
0

Gjatë takimeve në bashkitë e qarkut të Dibrës, kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer vlerësimet ndaj drejtueses politike në këto zona, zv/kryeministres Belinda Balluku.

Gjatë takimit me qytetarët në Klos, kreu i qeverisë e quajti Ballukun si burrin më të fortë që ka qeveria.

“Ky qark ka edhe një avantazh tjetër. Ka Belindën. Është burri më i fortë që kemi në qeveri. Përveçse është edhe grua, nënë e shoqe, është kokëderre e madhe si person. Kemi parë sa shumë rri këtu. Sa herë ndodh që e kërkoj, thotë ‘jam në Dibër’. Kemi vendosmërinë bashkë me Belindën dhe gjithë të tjerët që t’i japim një shtysë shumë të fortë këtij qarku”, u shpreh Rama.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit