Home Sporti Vllaznia për ...

Vllaznia për femra luan sonte një tjetër ndeshje historike, sfidon Chelsea-n

68
0

Vllaznia ka shkruar historinë pasi është pjesë për herë të parë e grupeve në Champions League për femra. Sfida e radhës për vajzat shkodrane do të jetë një ndeshje shumë e vështirë përballë Chelsea-t në Londër.

Skuadra angleze, e cila e nisi edicionin me fitore minimale ndaj Paris Saint Germain, është dukshëm favorite, por vajzat shkodrane do të provojnë shanset e tyre.

“Normalisht nuk kemi objektiva madhore se jemi ekip i ri, ku kemi patur suksese të jashtëzakonshme. Nuk kemi ardhur për objektiva por nuk jemi këtu për turizëm”, deklaroi trajneri i  Vllaznisë.

Ndeshja e raundit të dytë në grupet e Champions ndërmjet Chelsea dhe Vllaznisë luhet osnte në mbrëmje në orën 21:00.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit