Home Aktualitet Vlonjatët dal...

Vlonjatët dalin në protestë për 26-vjeçaren që u për**unua në grup

40
0

Të rnjtë e Vlorës, këtë të enjte dolën në një protestë. Kjo për të dënuar përdhunimin në grup të 26-vjeçares. Ajo u gjet pa ndjenja mëngjesin e 21 tetorit, si pasojë e një sulmi masiv seksual. Protesta është organizuar përpara Prokurorisë dhe gjykatës.

Me pankartat në duar, qytetarët shprehen se përdhunuesit duhet të marrin dënimin maksimal dhe se drejtësia duhet të veprojë. Ata gjithashtu kanë theksuar se askush nuk duhet të heshtë, por të denoncojë rastet e rënda dhe se shoqëria civile është në mbrojtje të viktimës.

Ajo bënte banakeren në Vlorë, një mundësi për të ndihmuar edhe prindërit e papunë. Në mbrëmje u takua me të dashurin e Oltjon Tahiri, tashmë i arrestuar. Bashkë me të, sipas dëshmisë së saj, e vlerësuar ende e paqartë, për shkak të gjendjes së rëndë psikologjike, në lokal, në zonën e Zvernecit, ndodhej edhe Gentjan Mhemeti 32 vjeç në kërkim, kurse më pas iu bashkua një i ri tjetër, Albi Ceno, edhe ky i arrestuar, me të cilin e reja thotë se njihej prej vitesh.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit