Home Aktualitet Vlora kërkon ...

Vlora kërkon muzikë deri në mesnatë, bizneset takojnë shefin e policisë

4
0

Përfaqësues të bizneseve të vendosura përgjatë lungomares në Vlorë kanë patur këtë pasdite një takim me shefin e komisariatit të policisë. Në qendër të bisedës ka qenë çështja e orareve të muzikës në bare dhe lokale. Duke argumentuar se lejimi i muzikës deri në orën 23:00 cenon bizneset e tyre në këtë pikë të kulmit të sezonit turistik, përfaqësuesit e bizneseve kanë kërkuar që muzika të shkojë deri në orën 24:00, ndërsa baret dhe restorantet të vijojnë të jenë të hapura deri në orën 02:00 të mëngjesit.

“Na kanë dhënë shpresa që kjo gjë shumë shpejt do të ndodhë. E ndjejmë të nevojshme këtë periudhë, ka një fluks të madh turistësh. Të shtyhet orari i punës të paktën deri në 2. Duke parë që edhe vendet e rajonit por edhe Turqia janë të hapura gjatë kësaj kohe kërkojmë që mos të na ikë ky fluks turistësh nga Vlora dhe mos të detyrohemi tu themi turistëve mos hajdeni në Vlorë por shkoni në Prishtinë.

Kemi mbledhje pas këtij takimi për vazhdimin e kërkesave dhe reagimin tonë për shtyrjen e muzikës në 24 dhe të orarit të punës në 2. Sot jemi thirrur nga shefi i komisariatit”, ka thënë Ervin Sota, përfaqësuesi i njërit prej bizneseve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit