Home Aktualitet Vojo Bregu kr...

Vojo Bregu kritika qeverisë për sektorin e bujqësisë

67
0

Ish-kandidati i LSI-së për 25 prillin, Vojo Bregu ka komentuar situatën e krijuar sot me fermerët dhe buxhetin e caktuar nga qeveria për bujqësinë, ku pati kritika ndaj shifrave që paraqiti në Kuvend, kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla. ”E mira do të ishte që z. Balla të ndante punën e bërë nga viti 2013 deri në vitin 2017, kohë kur ministria e bujqësisë drejtohej nga LSI, dhe unë kam pasur detyrën e sekretarit të përgjithshëm”.

Postimi i plotë

Për shkak të pasionit tashmë, po dëgjoja parlamentin shqiptar, në të cilin po diskutohet për bujqësinë shqiptare. Më tërhoqën vemendjen shifrat e paraqitura nga z. Taulant Balla, lidhur me investimet për sipërfaqjen e ujitur nga viti 2013 deri në vitin 2021.

E mira do të ishte që z. Balla të ndante punën e bërë nga viti 2013 deri në vitin 2017, kohë kur ministria e bujqësisë drejtohej nga LSI, dhe unë kam pasur detyrën e sekretarit të përgjithshëm. Pastaj të deklaronte punën e bërë nga viti 2017 deri në vitin 2021, periudhë kur ministria drejtohet nga PS.

Kështu dhe publiku, nëpërmjet shifrave do të kuptonte më mirë, dhe mund ta bënte vetë krahasimin. Por duke qenë se z. Balla, nuk e paraqiti në këtë mënyrë, jam i detyruar ta paraqes shumë shkurt dhe lehtësisht të kuptueshme.

Sipërfaqja e ujitshme në vitin 2013-100 mijë hektarë
Sipërfaqja e ujitshme në vitin 2017-210 mijë hektarë, pra e rritur me 2.1 herë
Sipërfaqja e ujitshme në vitin 2021-255 mijë hektarë, pra e rritur me 1.2 herë

P.S. Rekomandoj që herë tjetër mazhoranca, kur të flasë për bujqësinë, ti ndajë periudhat 2013-2017 dhe 2017-2021.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit