Home Aktualitet Vokshi dhe Ho...

Vokshi dhe Hoti: Vendimi për përjashtimin tonë nga Kuvendi është nul, nesër do të jemi në seancë

31
0

Mbledhja e Byrosë së Kuvendit të Shqipërisë që do shqyrtonte këtë të mërkurë kërkesën e dy deputeteve të PD-së së Rithemelimit, të cilat kishin ankimuar vendimin e Sekretariatit të Etikës për përjashtim 10 ditë nga veprimtaria parlamentare, dështoi. Pas dështimit të mbledhjes, Albana Vokshi dhe Elda Hoti, dolën në një konferencë të përbashkët për media.

Vokshi u shpreh se mbledhja nuk u zhvillua me urdhër të Ramës, ndërsa tha se vendimi i Sekretariatit të Etikës tashmë është nul dhe nesër do të marrin pjesë në seancën plenare.

“Edhe e ndoqët, mbledhjen e turpshme të Byrosë së Kuvendit mbas ankimimit që unë dhe kolegia Hoti bëmë për vendimin antikushtetues për përjashtimin për 10 ditë nga e gjithë veprimtaria parlamentare. Shumë kolegë na thanë se nuk do arrini asgjë, por patë që mbledhja e stisur dështoi me sukses. U dhanë urdhër për të dështuar sepse nuk u bë kuorumi. Felaj tha se kaq mund të bëj për ju. Mirë që të dënojnë pa ndjekur asnjë procedurë, afat dhe në shkelje të neneve 64 dhe 65, por nuk të japin as mundësinë të kundërshtosh. Një mesazh kam për Ramën dhe Nikollën dhe deputetët e mazhorancës, nuk do ia dilni dot. Edhe një deputet të mbetet në Kuvend, ju sigurojmë që nuk do të ketë jetë normale parlamentare. Vendimi është nul, nesër unë dhe kolegia do të jemi në seancë plenare”, tha Vokshi.

Nga ana e saj, deputetja Hoti tha se deputetët e PS-së nuk patën guxim të shprehin arsyet pse kërkuan përjashtimin e tyre, ndërsa tha se Parlamenti është kthyer në noter të krimit.

“Sot anëtarët e Byrosë së Kuvendit, ishin fshehur dhe nuk kishin guxim të përballeshin mbi arsyet se pse përjashtuan deputetë. E kuptojmë hallin e tyre, janë të trembur nga protesta qytetare, këtë nuk ua zgjim dot. Në shkelje të çdo rregulloreje përjashtimi i deputetëve. Ata që firmosën përjashtimin as nuk e dinin çfarë po firmosur. Parlamenti është kthyer në noter të krimit. Ne protestojmë për të kthyer parlamentin në shinat e kushtetutshmërisë. Përjashtimet nuk na de motivojnë”, tha Hoti.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit