Home Kosova Von der Leyen...

Von der Leyen për agresionin në Veri të Kosovës: Autorët duhet të sillen para drejtësisë

43
0

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dalë në një konferencë për mediat me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ku ka folur rreth agresionit të Serbisë në Kosovë më 24 shtator.

Gjatë fjalës së saj Von der Leyen e dënoi fuqishëm sulmin ku u vra polici Afrim Bunjaku.

“Unë i shpreh ngushëlimet më të sinqerta familjes dhe miqve të policit të vrarë”, tha von der Leyen.

Më tej ajo theksoi se autorët duhet të sillen para drejtësisë.

“Ky sulm është i papranueshëm dhe bie ndesh me vlerat evropiane”, nënvizoi më tej von der Leyen.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit