Home Kosova Von der Leyen...

Von der Leyen viziton të hënën Prishtinën Zyrtare

36
0

Njoftohet se Presidentja e Komisionit Evropian,  Ursula von der Leyen, nisë të sot një vizitë katërditore në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Mal të Zi, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Ajo do të udhëtojë për në Prishtinë nesër, ku do të takohet me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë bën me dije se Von der Leyen do t’ua prezantojë në detaje udhëheqësve rajonalë Planin e Rritjes së BE’së për Ballkanin Perëndimor.

“Ky do të jetë një rast për të diskutuar bashkëpunimin dypalësh dhe veçanërisht për t’u prezantuar më në detaje udhëheqësve rajonalë Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor. Të hënën ajo do të udhëtojë për në Prishtinë, ku do të takohet me Presidenten dhe kryeministrin e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti”, thuhet në njoftim që ka lëshuar Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit