Home POLITIKE Vonon bashkim...

Vonon bashkimi i PD, Flamur Noka minimizon shqetësimet e grupit Bardhi

241
0

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së së Rithemelimit, Flamur Noka u mundua të qetësonte kolegët e grupimit Bardhi, të cilët kanë nisur ta shprehin publikisht se vonesa në procesin e bashkimit po kthehet në shqetësim.

Agron Gjekmarkajt thotë se nuk do të pritet pafund për bashkimin, duke paralajmëruar edhe skenarin e krijimit të një formacioni të ri politik.

“Gjekmarkaj nuk ka thënë për asnjë moment që bashkimi nuk do ndodhë, bashkimi do ndodhë. Unë jam në kontakt të përditshëm me kryetarin e grupit, zotin Bardhi, me zotin Gjekmarkaj, të cilin e kam edhe mik. Nuk ekziston askund as edhe një hije e vogël për bashkimin”,-thotë Noka.

Deputeti Saimir Korreshi që mbështet grupin Bardhi, ka shqetësim për vendime të njëanshme të Rithemelimit, referuar emërimit të 4 koordinatorëve për organizimin.

Sërish Noka u detyrua të shuajë flakët. “Nuk ka asgjë këtu për t’u shqetësuar. Gjithçka ka të bëjë me fuqizimin e zyrës së organizimit të partisë. Të vetmit që mund të shqetësohen janë segmente të rilindjes, grupi parlamentar i PD nuk është i shqetësuar”. Optimizmit të shfaqur javëve të fundit, numri 2 i Rithemelimit i shtoi këtë herë edhe afat kohor.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit