Home Aktualitet Votimi i buxh...

Votimi i buxhetit për 5 minuta, Bardhi letër Nikollës dhe trupit diplomatik: Veprime si në Korenë e Veriut

30
0

Këtë të hënë në Kuvend, mazhoranca e kaloi buxhetin brenda 5 minutave, ndaj dhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i ka dërguar një letër kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, ndërsa është vënë në dijeni edhe trupi diplomatik në Tiranë. Bardhi e krahason sjelljen e mazhorancës me ato të diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong.

“Përmes mohimit të të drejtës kushtetuese për kontroll parlamentar të Qeverisë, mosshqyrtimit të projektligjeve të deputetëve të opozitës, mohimit të të drejtës për të marrë përgjigje nga organet ekzekutive për çështje në interes të qytetarëve, apo mohimit të të drejtës për të caktuar ajo përfaqësuesit e vet në komisionet e posaçme parlamentare, praktikisht mazhoranca juaj po tenton të krijojë një Parlament një partiak, antidemokratik, autoritar dhe që dhunon hapur të drejtat e pakicës parlamentare”, shkruan Bardhi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit