Home Aktualitet Votimi për sh...

Votimi për shkarkimin e Presidentit, Zheji: Mund të jetë fillimi i një karriere të re për Metën

7
0

Parlamenti po voton nëse do të shkarkohet presidenti i vendit, Ilir Meta.

Në emisionin “Pikat mbi i” në “News 24”, analistët Artur Zheji dhe Mentor Nazarko kanë diskutuar për shkarkimin e mundshëm të Metës.

Zheji theksoi se votimi në Kuvend mund të jetë fillimi i një karriere të re për Metën. Ndërsa, Nazarko vlerësoi se Rama lexoi sot një epitaf për shokun e tij, Meta. Po ashtu, Nazarko tha se Shqipëria po shkon drejt një skenari monist.

Artur Zheji: Kjo është pika kulminante e betejës Meta-Rama. Parlamenti ka kukulla që votojnë. Madje, ata që bënë më copë Metën ishin dezertorë të LSI-së, por ata nuk do zgjidhen më në asnjë post kryesor. Është një mësim shumë i vonë për Metën, që nuk ka dëgjuar paralajmërimet në kohët e duhura. Nuk mendoj se është varrimi i tij politik, por mund të jetë fillimi për një karrierë të re për Metën.

Se cili do jetë fati i presidentit Meta nuk është me aq interes, por fati i presidentit të shqiptarëve iu intereson të gjithëve. Pas shkarkimit, maxhoranca tëë shpallë veten kalifat. Uroj që Gjykata Kushtetuese të mos veprojë me presione. Po shkojmë si Dubai dhe nuk ka asgjë të keqe, sepse atje është një kalifat i lumtur.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit