Home Aktualitet Vrasës të hua...

Vrasës të huaj për ekzekutimin e Nikulajt, ish-prokurorja tregon pse veproi kështu porositësi

432
0

Ish-kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj ka folur mbi vrasjen e Ardian Nikulajt. Për të ekzekutori portugez, Ruben Saraiva dhe 5 bashkëpunëtorët britanikë e kanë pasur më të lehtë që vëzhgojnë Ardian Nikulajn, duke u sjellë si turistë të huaj. Imeraj u shpreh se vetëm turistët e huaj mund të arrinin t’i afroheshin Nikulajt, pasi ai ishte një person që ruhej shumë, dhe shqiptarët do ta kishin shumë herë më të vështirë për ta ekzekutuar.

“Përse janë zgjedhur si bashkëpunëtor? Ka dy momente, së pari është fakti i evitimit të gjetjes së gjurmëve dhe me shtetasit e huaj mund të jetë më e vështirë. E dyta, është gjithmonë tendencë që shtetasit e huaj shihen më të privilegjuar në Shqipëri. Të ardhur si të huaj në një zonë të tillë ku ishin akomoduar prej dy muajsh, e kanë patur më të lehtë të përshtaten, të jenë më të vëzhgues, për faktin që mund të konsiderohen si turistë. Në raport me shtetasit e huaj shoqëria unë ka një lloj tolerancën porositësi i ka menduar mirë disa detaje, për të arritur në kryerjen e veprës penale. Zgjedhja e shtetasve të huaj, përveç pjesës që të mos ketë lidhje me zonën, lidhet edhe me faktin që është mirëmenduar më parë, janë zgjedhur autorë që mund të kryejnë një gjë të tillë”, u shpreh Imeraj për ”Report Tv”.

Një tjetër arsye për të cilën porositësi i vrasjes mund të ketë zgjedhur ekzekutor të huaj, Imeraj thotë se është edhe gjakmarrja që ai ka pasur me familjen Nikulaj. Sipas saj, kjo mund të ishte një mënyrë që të shkëputej zinxhiri i hakmarrjes, që nëse vrasja s’do të zbardhej motivi do mbetej i paqartë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit