Home Aktualitet Vrasja e 19-v...

Vrasja e 19-vjeçarit, flet 18-vjeçari i arrestuar: U takuan për sqarim, nisi me grushte

611
0

19-vjeçari Stiven Toshkësi u godit për vdekje me thikë pas shpine, dhe kjo për një vajzë. Ngjarja ndodhi afër gjimnazit Partizani në Tiranë, ndërkohë për krimin në pranga ka rënë një prej autorëve, Enzi Maze. Kurse 18-vjeçari tjetër Axel Hoxhaj ndodhet ende në arrati.

Në deklaratën e parë në polici, Maze ka thënë se shoku i tij ishte rrahur nga viktima. 18-vjeçari ka thënë para grupit hetimor se shkak i sherrit mes dy të rinjve ishte bërë një vajzë që i pëlqente Axelit, e cila mësohet se ishte e dashura e 19-vjeçarit.

Maze thotë se Toshkësi ka ardhur me makinë, ka ndaluar dhe më pas ka dalë nga aty duke e qëlluar atë me grushte. Pas kësaj, 19-vjeçari është qëlluar disa herë me thikë nga Axel Hoxhaj, të cilën e kishte me vete. Ensi Maze ka treguar se ishte në dijeni të një konflikti që autori me viktimën kanë pasur më herët, për shkak të një vajze, e cila ishte e dashura e Stiven, por që Axel Hoxhaj e pëlqente.

Në pyetje është marrë edhe vajza për të cilën degradoi debati deri në vrasje, e cila sipas burimeve ka qenë e tronditur dhe nuk ka dhënë shumë detaje për hetuesit. Goditja për 19-vjeçarin rezultoi fatale, ndërsa i riu humbi jetën në Spitalin e Traumës si pasojë e plagëve të rënda të marra. Ai sapo kishte lënë punën e turnit të dytë dhe po kthehej në shtëpi kur ngjarja ndodhi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit