Home Aktualitet Vrasja e ish-...

Vrasja e ish-policit në Laç, 25 të shoqëruar, pista kryesore e hetimit konfliktet e të birit

25
0

Detaje të reja kanë dalë në Dritë nga vrasja e 61-vjeçarit Xhelal Reçi, ngjarje kjo, që ndodhi një ditë më parë në Laç. Raportohet se pista kryesore mbi të cilën po heton policia është ajo e konfliktit të të birit, Besnik Reçi, të cilit një vit më parë, iu bë atentat nga persona të armatosur, në rrugën Lezhë-Shkodër, por për fat të mirë, arriti të mbijetonte dhe ta kalonte këtë episod pa u lënduar.

Besnik Reçi dyshohet se ka qenë i implikuar në disa ngjarje në qytetin e Laçit. Lidhur me atentatit që iu bë babait të tij, Xhelalit, policia ka shoqëruar deri më tani 25 persona, por pa rënë konkretisht në gjurmët e autorëve. Pas kryerjes së vrasjes, dyshohet se autorët dogjën makinën që u përdor për krimin, një mjet tip “Toytota” me targa të huaja, në afërsi të lumit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit