Home Aktualitet Vrasja e Niku...

Vrasja e Nikulajt, porositësi Haxhia përdori të fejuarën e tij. Skema si u bë pazari

401
0

Dosja e bujshme e vrasjes së Ardian Nikulajt, ka detajet edhe të momentit kur Edmond Haxhia dhe e fejuara e tij kanë blerë në Tiranë motorin që u përdor nga portugezi Ruben Saraiva për krimin.

Personi i cili i ka shitur motorin tregon se është marrë në telefon nga një person i cili nuk i ishte prezantuar, por vetëm e kishte pyetur nëse ende e kishte motorin për ta shitur. Pasi ranë dakord, u takuan në zonën e njohur si Kryqëzimi i 21 Dhjetorit, ku Edmond Haxhia dhe e fejuara e tij e prisnin pronarin e motorit brenda një automjeti tip “Mercedez Benz”.

Më pas kanë shkuar të shtëpinë e tij për të parë motorin, të cilin Edmond Haxhia e ka pëlqyer dhe ka vendosur ta blejë, duke e pyetur sërish për çmimin por pa bërë ‘Pazar’ për ulje. Pasi kanë rënë dakord, është nënshkruar kontrata e shitblerjes tek një notere pranë Zogut të Zi, ku Edmond Haxhia ka kërkuar që motori të vihet në emër të vajzës që e shoqëronte duke thënë se ishte nusja e tij.

Në dosjen e prokurorisë zbulohet se Edmond Haxhia ka bërë pagesën prej 1 mijë eurosh ndaj personit që i bleu motorin dhe i ka kërkuar ta priste që të kthente lekët në euro që të mos kishin probleme me kursin e këmbimit. Më pas ka shkuar në një pikë “Exchange” që ndodhej pranë zonës, ka kthyer lekët në euro dhe më pas ka bërë pjesën e mbetur të pagesës. /Report TV/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit