Home Aktualitet Vrasja në Rrë...

Vrasja në Rrëshen, drejtori i policisë Lezhë: U ekzekutua në lokalin e tij

20
0

Drejtori i Policisë së Lezhës, Alfred Elezi, ka zbardhur detaje lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur so paradite në Rrëshen, ku mbeti i vrarë Martin Bardhi dhe u plagosën tre të tjerë.

Sipas Elezit, Bardhi ka qenë në tavolinë në lokalin e tij, së bashku me tre personat që kanë mbetur të plagosur.

“Në lokalin e tij është vrarë me armë zjarri shtetasi Martin Bardhi dhe janë plagosur tre të tjerë, që kanë qenë në tavolinë me të. Auotrët e ngjarjes kanë dy persona të maskuar me fuoristradë, e cila pak pas ngjarjes, është djegur në fshatin Gëziq. Shërbimet tona kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ku është djegur mjeti. Po kontrollohet territori nga të gjitha forcat, RENEA, të ndërhyrjes së shpejtë po kontrollojnë territorin dhe të gjitha drejtoritë e tjera kanë ngritur pika të shumta kontrolli për kapjen e autorit.”, tha Elezi.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Rrëshen, ku nga shtetas ende të paidentifikuar, u vra me armë zjarri shtetasi M. M. (B.)., ju informojmë se si pasojë e të shtënave, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri, shtetasit I. B., I. B. dhe O. Gj., të cilët kanë qenë në afërsi të vendit ku ka ndodhur ngjarja dhe janë transportuar në spital, për të marrë ndihmën mjekësore.

Ndërkohë, në fshatin Gëziq, Mirditë, është konstatuar duke u djegur një automjet tip fuoristradë, që dyshohet se është përdorur nga autorët, për kryerjen e vrasjes.

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe në ndihmë të Policisë lokale, janë nisur Forcat Speciale “RENEA” dhe FNSH, si dhe në Rrugën e Kombit, në drejtim të Kukësit, të Laçit, Lezhës dhe Dibrës, janë ngritur pika kontrolli.

Gjithashtu, drejt vendit të ngjarjes janë nisur Zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe drejtorët e departamenteve të Policisë Kriminale, si dhe të Rendit dhe Sigurisë Publike.

Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje është ngritur një grup i posaçëm hetimor, me specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në DPPSH dhe nga Policia vendore, dhe në drejtimin e prokurorit, vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit